5 pacientë në Infektivë në gjendje kritike në Kosovë

Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive ka bërë të ditur sot se 60% e pacientëve të shtrirë në infektivë, me Covid-19, janë me oksigjenoterapi, ndërkaq 5 janë në mjekim intensiv dhe në gjendje kritike, prej gjithsejt 96 pacientëve.

“Nga raporti i sotëm i mëngjesit kemi 96 pacientë që kanë qenë të shtrirë, 60% e tyre janë me oksigjenoterapi, në mjekim intensiv 5 pacientë qe janë në gjendje kritike. Është shumë shqetësuese ardhja e formave të rënda të sëmundjes, prandaj duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm, ta ruajmë shëndetin tonë dhe të afërmeve tonë”, tha ajo.

Gjithashtu sot, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka prezantuar grupin me 50 profesionistë që do t’i bashkohen ekipit të QKUK-së, në luftën me pandeminë.

 

SHKARKO APP