5 të plagosur më armë zjarri në qender të qytetit

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë. 5 kanë mbetur të plagosur nga përdoimi I armëve të zjarrit dhe një përson tjeter nga mejetet e forta gjatë një përleshjeje masive që ka ndodhur rreth orës 16:30 të 17 Shkurtit në Drenas.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për mediat duke shpjeguar se incidenti I rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Drenasit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agron Borovci, 6 persona janë të plagosur të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në njoftimin e policisë thuhet se: “Me datë 17.02.2018, rreth orës 16:30, nga qendra emergjente në Drenas, policia ka marrë informacionin se pesë persona të plagosur nga armë të zjarrit dhe një tjetër i lënduar nga mjete të forta kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore. Aktualisht policia është duke hetuar rrethanat që kane sjellë deri tek kjo ngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve të sajë. Te plagosurit janë transferuar për në QKUK – Prishtine”, tha Borovci.

SHKARKO APP