5 viktima dhe 506 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Në Kosovë të mërkurën janë regjistruar pesë raste të vdekjes nga koronavirusit i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.105.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftoi se nga një rast i vdekjes është shënuar në komunat: Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri dhe Viti.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.084 testime të mostrave të dyshuara dhe në bazë të rezultateve, të infektuar me koronavirusin e ri kanë rezultuar edhe 506 persona.
Pra, 16 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë në COVID-19. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sëmundjen e kanë mundur edhe 761 pacientë, ndërsa raste aktive janë 11.496.
Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020 në Kosovë me koronavirusin e ri janë infektuar 102.742 persona, prej të cilëve 89.141 janë shëruar.