50 artistë në Kosovë, nën hetim për evazion fiskal

Emra të njohur të skenes kosovare do të përballen me ligjin për shkak të shmangies nga tatimi, evazionit fiskal, dhe pastrim  parash.
Indeksonline ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve  që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike.

Këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të ardhurat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.

Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Indeksonline posedon listën e plotë me emrat e të gjithë këngëtarëve të cilët sipas Prokurorisë së Shtetit e kanë shkelur ligjin.

“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka treguar për Indeksonline një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.

Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen.

1. Shkëlzen Jetishi – Xeni
2. Altuna Sejdiu -Tuna
3. Shkurte Fejza
4. Sinan Vllasaliu
5. Getoar Selimi – Geti (Tingulli Trent)
6. Sabri Fejzullahu
7. Ermal Fejzullahu
8. Shyhrete Behluli
9. Mihrije Braha
10. Edon Dedi- Dj Blunt
11. Naim Abazi
12. Remzije Osmani

Indeksonline në ditët në vazhdim do të publikojë edhe emrat tjera nga lista e këngëtarëve që kanë dëmtuar shtetin duke i ikur tatimit.

SHKARKO APP