547 vite nga vdekja e Skënderbeut, Thaçi: Do mbetet në memorien tonë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot se respekti dhe mirënjohja për veprën e Gjergj Kastriot Skënderbeut mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se “sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë. Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi”.
Sot bëhen 547 vjet nga vdekja e Heroit të kombit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ai lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Skënderbeu është Heroi Kombëtar dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptarë