627 vjet nga Beteja e Kosovës

Sot bëhen 627 vjet nga beteja e Kosovës e cila u zhvillua në tokat shqiptare. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti, etj. Këta me forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389.

Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 60.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Marash Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Beteja u zhvillua në rrethinat e Prishtinës, në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik dhe Perandorisë Osmane e cila për herë të parë filloi të depërtojë në Ballkan.

Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i ndalën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion anti-osman.

Humbja e luftës ndodhi edhe për shkak se Vuk Brankoviqi, duke parë se beteja do të humbej, iku pasi Car Llazari u kap dhe u vra.

Kështu deklarojnë burimet osmane të asaj kohe duke thënë se Car Llazari i koalicionit të krishterë u vra në dyluftim, kurse Sulltan Murati u vra nga shqiptari Marash Nikolla Kopili.

Sulltan Murati i Parë erdhi në Gjilan e pastaj në Prishtinë që më 14 qershor në krye të një ushtrie prej 40-60 mijë vetash dhe përbëhej nga 2000 jeniçerë, 6000 spahinj, 20.000 azapë dhe akinçinj, 2.500 vetë nga kavaleria e Sulltanit, dhe 8.000 trupa nga vasalët.

Debatet historike të akademisë serbe për t’i ulur vlerën Millosh Kopiliqit dhe për të ngritur si shenjtor Car Llazarin janë vazhdimi i përpjekjeve politike serbomëdha për të shuar historinë e arbërve të Kosovës duke i quajtur ata sllavë apo serbë. Këtë gjë e përmend dhe historiani serb J. Tomiq. Pasi ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: “Mbytja dikujt të kaluarën e tij eme këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë”.

Lufta e popujve ballkanik në Kosovë po tentohet të përvetësohet nga shovinizmi serb që nga koha e kriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili e mbajti një tubim në Gazimestan (afër Prishtinës) më 28 qershor 1989.

 

SHKARKO APP