7 pikat e marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit
Pas takimit të djeshëm mes Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, të cilët diskutuan për arritjen e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kanë dalë në dritë disa nga pikat e dakordësuara mes dy partive.
Po cilat janë këto pika?
1-Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri.
2-Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive.
3-Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë.
4-Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës.
5-Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare.
6-Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike.
7-Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani deklaruan pas takimit se kanë ranë dakord për të bashkëqeverisur dhe se posti i Kryeministrit të ri do ti takojë partisë që do rezultojë forcë e parë pas rinumërimit të disa votave të kontestuara.