70 për qind e votave të numëruara në Kosovë. Ja rezultati
PDK-AAK-Nisma vazhdon të qëndrojë e para në përqindje, sipas rezultateve preliminare të DnV-së, nga numërimi i 70 për qind të vendvotimeve. VV-ja ka shënuar sërish rritje, duke iu larguar gati 1 për qind diferencë LDK-AKR-së.
Sipas rezultateve të reja të DnV-së, PDK-AAK-Nisma kanë fituar 24,2 për qind të votave. VV-ja vazhdon të qëndrojë e dyta me radhitje me 26,3 për qind, ndërsa LDK-AKR-ja të tretët me 25,8 për qind.
Rritje ka shënuar edhe Lista “Srpska”, e cila ka arritur 4,2 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.
DnV raporton se partitë tjera, gjithsej, kanë grumbulluar 9,5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare.