70 zëvendësministra, Haradinaj: Nuk krenohem, por as nuk e dëmtoj Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka quajtur hipokrizi dhe gënjeshtra kritikat për numrin prej 70 zëvendësministrave në qeverinë e tij. Në takimin me Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së, Haradinaj ka thënë se nuk krenohet me numrin e madh të zëvendësministrave.

“Nuk mendoj se po e dëmtoj Kosovën me numrin e madh të zëvendësministrave. Është gënjeshtër që po e dëmtoj Kosovën me këtë. Është hipokrizi e atyre që po më kritikojnë se po dëmtoj Kosovën me këtë, edhe pse nuk krenohem me këtë numër të madh të zëvendësministrave”,ka thënë Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?