8 dekada mbi supe/Thaçi urim nënës për datëlindje: I lumtur që përjetoi pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme përmes një postimi në facebook, ka uruar publikisht nënën e tij në 83-vjetorin e lindjes. Në urimin e tij, kreu i shtetit shprehet i lumtur që nëna e tij arriti të përjetojë ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit.
”E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë. Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund”.
Postimi i plotë
Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të. Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive. Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj.
Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë. Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë. Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund.HTH.