8 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë
Kosova E Premte, 9 Korrik 2021 15:12
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktime nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1 353 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë.
Ndërkohë 10 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105, 422 persona që e kanë fituar betejën me Covid.
Sakaq në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 250, 658 doza të vaksinës kundër koronavirusit.