8 shqiptarë të Kosovës arrestohen për terrorizëm

Tetë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Belgjikë gjatë një aksioni anti-terror të zhvilluar në 9 vende të ndryshme. Policia belge bastisi banesa në Sint Niklaas, Antwerp, Bryzh dhe Schaerbeek.

Tetë shqiptarët e Kosovës po merren në pyetje për terrorizëm. Dyshohet se ata rekrutojnë njerëz për të luftuar në Siri. Gjatë kontrolleve, policia belge nuk ka gjetur armë dhe ekspolizivë. Nuk dihet nëse shqiptarët e Kosovës po planifikonin ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Kujtojmë se Belgjika është goditur nga sulmet terroriste gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, në Kosovës është zhvilluar një aksion i madh policor në të gjithë vendin. Nuk ka informacion nëse ka lidhje me aksionin që u zhvillua paralelisht në Belgjikë.

SHKARKO APP