”8 shtete do tërhiqen nga njohja e Kosovës”, çfarë loje po bën Vuçiç?

Vijon seanca parlamentare në Serbi ku po diskutohet për Kosovën. Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë se në 15 ditët e ardhshme do të ketë plotë tetë vende që do tërhiqen nga njohja e Kosovës.

“Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore janë bërë shtatë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe shtoi se pret që në 15 ditët e ardhshme tetë shtete të tërheqin njohjen e Kosovës publikisht”.

Këto shtete nuk është se i kanë premtuar Vuçiç-it se do ta bëjnë apo se po pritet të marrin një vendim. Sipas presidentit serb tashmë ka ndodhur. “Të gjitha ato tetë letra janë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe unë i kam kopjet në kasafortën time, vetëm presim momentin kur do t’i tregojmë”.

Po ashtu dje, në seancën e parë, Vuçiç tha se “Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

SHKARKO APP