8 viktima dhe 193 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 193 të infektuar janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet e të infektuarve nuk po ndalen dhe kjo ka bërë që Kosova të ketë edhe shifrën më të lartë të vdekjeve.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999”, thuhet ne raportin ditor.

SHKARKO APP