A do e pranojë LDK ofertën e Albin Kurtit? Ish-këshilltari i Isa Mustafës: Në të dyja rastet, do të sulmohet

Ish-këshiltlari i Isa Mustafës, Besnik Berisha ka komentuar ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për LDK ku ka thënë për këtë të fundit, se në të dyja rastet, si ta pranojë si mos e pranojë do të akuzohet.

Besnik Berisha thotë se nëse LDK pranon ofertën do të akuzohet si parti ‘grykëse’ që u kënaq me 6 ministri dhe se priste rritjen e pazarit për të pranuar koalicionin qeverisës.

Nëse nuk e pranon,nga disa faktorë përfshi dhe LVV do të akuzohet se nuk pranoi t’i jepte Kosovës ‘koalicionin e shpresës’. Dje Albin Kurti i dërgoi ofertën e fundit Isa Mustafës ku i ofroi 6 ministri përfshi dhe Presidentin dhe një qeveri me 14 ministri. Sipas ofertës, LDK merr 6 ministri dhe Presidentin, LVV kryeministrin, kryeparlamentarin dhe 5 ministri. 3 ministri i marrin pakicat.

STATUSI I BESNIK BERISHËS

VV-ja e shtin edhe nje here ne gerrshone LDK-ne:

Nese LDK pranon oferten e fundit, atehere ne publik do te shihet si parti grykese qe u ngi me 6 ministri dhe se hallin e kishte te rritja e pazarit.

Nese nuk e pranon oferten dhe vendi shkon ne zgjedhje, atehere shigjetat, sidomos te VV-se, do te drejtohen serish kah partia e Isa Mustafes.

Do t’ju thone se me gjithe thyrjen e premtimit per 12 ministri dhe rritjen e numrit ne 14 per te kenaqur apetitin e LDK-se, kjo parti nuk pranoi t’i jepte Kosoves “koalicionin e shpreses.

SHKARKO APP