A do të jetë Fatmir Sejdiu sërish president i Kosovës? Ja si përgjigjet ai për RTV Ora

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ishte i ftuari i gazetarit Xhoi Malsia në një intervistë për RTV Ora.

Atualiteti politik në Kosovë e rajon si dhe marrëveshja e 4 shtatorit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë ishin temat kryesore të diskutimit.

Por duke parë që pas disa muajsh presidentit të vendit Hashim Thaçi i mbaron afati, Sejdiu nuk mund të mos pyetej nëse synon rikthimin në krye të vendit.

Nuk ka diçka të veçantë. E vetmja gjë që e kam thënë gjithmonë është se jam në shërbim të vendit tim. Nuk e kam thënë për kandidaturë. Fatkeqësisht janë procese që deri tani kanë marrë kahe jo fort të këndshme.  Po shkohet drejt asaj që presidenti i vendit të jetë monetë kusuri për pazaret politike që mund të bëhen.  Presidenti duhet të jetë ai që duhet të jetë sipas Kushtetutës  dhe me këtë Kosova mund të japë një provim të mirë ose të kapërcejë një sfidë të mirë nëse bën zgjedhjen më të mirë të mundshme por mbi bazë të parimeve të njerëzishme dhe kushtetuese”, tha ndër të tjersa Sejdiu për RTV Ora.

Sa i përket brishtësisë së qeverisë Hoti, ish presidenti i Kosovës tha: “E shoh në një situatë tepër të zorshme për të sepse kemi një qeveri të minorancës. Është Lista Serbe, që me një shtypje të butonit, të themi, nga Beogradi, mund të shkaktojë kriza në qeveri dhe në institucione.  Dhe e treta, opozita përfaqëson, në bazë të votave, shumicën shqiptare”.

Kujtojmë se, Fatmir Sejdiu ka qenë president i parë i Kosovës së pavarur. Ai ka mbajtur postin e të parit të vendit në periudhën 18 shkurt 2008 –  27 shtator 2010.

SHKARKO APP