A do të lejohet kandidatura e Kurtit në zgjedhje? Flet juristi Qorrolli

Juristi kosovar Vigan Qorrolli në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me kandidaturën e Albin Kurtit për deputet.

Qorrolli ka sqaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, një idivid politik mund të kandidojë në rast se ka mbi supe masën dënim me kusht, duke i hapur rrugë kreut të Vetëvendosjes për në zgjedhjet e parakohshme.

Qorrolli: Dalja në zgjedhje është rezultati më pak i dëshiruar nga elita politike, por edhe nga popullata. Në këtë situatë që jemi në këtë vit të vështirë dhe të brishtë për të gjithë njerëzit, po presim që të shkojmë në zgjedhje që do të japin rezultate spektakolare për herë të parë në historinë politike të Kosovës. Pritet që një parti politike si Lëvizja Vetëvendosja pa ekuivok, por edhe pa asnjë dilemë, ti fitojë zgjedhjet, sepse kur të gjitha partitë iu kundërvunë, e sfiduan, e rrëzuan dhe më pas pritet që VV të fitojë këto zgjedhje.

Arti i jurisprudencës është interpretimi, Gjykata Kushtetuese nuk ka zbuluar asgjë të nxehtë. Ajo ka vendosur standardin që është i stimuluar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, që në nenin 29 thotë që askush nuk mund të kandidojë në zgjedhje nëse është i dënuar me vendim të plotfuqishëm në 3 vitet e fundit. Kjo është e zeza në të bardhë dhe ekziston si ligj që nga viti 2010.

Kemi nga ana tjetër Kodin Penal të Republikës së Kosovës që përcakton qartësisht se në kohën kur është kryer vepra penale, sipas Kodit të vjetër në parimin e legalitetit që nga koha e të drejtës romake, ekziston në Europë që dënimet me kusht nuk prodhojnë pasoja juridike. Vetëm dënimet me burg prodhojnë pasoja juridike. Mund të ketë betejë legale që Komisioni i Zgjedhjeve i Kosovës të mos ta certifikojë Kurtin në krye të listës së VV. Lëvizja VV si subjekt politik të ndjekë rrugë ligjore. Por Kurti në vitin 2018 është dënuar me kusht që nënkupton një korrektim të personit për një vepër penale.

SHKARKO APP