A është i ligjshëm mandati si kryeministër? Hoxhaj: Nuk do ta kontestojmë zgjedhjen e Kurtit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja në asnjë formë nuk do ta kontestojë mandatin e kryeministrit të sapozgjedhur, Albin Kurti, pavarësisht se ai ka një dënim nga sistemi i drejtësisë.

“PDK-ja nuk dërgon asgjë në gjykatë që ta kontestoj mandatin e Kurtit, i cili nuk ka pasur të drejtë që të bëhet deputet dhe i cili është bërë sot kryeministër. Nuk dua ta lë përshtypjen para qytetarëve të Kosovës që ne e përdorim Gjykatën Kushtetuese si instrument për ta bllokuar vullnetin e tyre. Qytetarët e Kosovës kanë folur dhe e kemi respektuar një vullnet të tillë”, tha Hoxhaj.

Më herët, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka vënë në dilemë ligjshmërinë e mandatimit të Kurtit si kryeministër. Deklarata e tij u bë para votimit të qeverisë së re nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi një person që është dekreduar që të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë kemi një qeveri dhe një kuvend ka ra, pse një deputetë ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra personi që është dekretuar është person më precedent penal, i dënuar dhe dënimi i tij nuk ka skaduar”, ka thënë Gashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albin Kurtit iu pamundësua që të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të një dënimi më 2018.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Më 22 mars, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Pro përbërjes së kabinetit të ri qeveritar votuan 67 deputetë ndërsa 30 ishin kundër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?