A i lejohet Kurtit kandidimi? Haxhiu: Hilet e pengesat vetëm sa na rrisin, mbështetja për Vetëvendosjen është dyfishuar

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sërish për rrëzimin e qeverisë Hoti, zgjedhjet e parakohshme dhe ndalimin e mundshëm të kandidimit të saj dhe Kurtit në zgjedhje.

Haxhiu thotë se pengesat e hilet e mungshme vetëm sa e rrisin Vetëvendosjen. Për më tepër ajo garanton se qytetarët e kanë ndarë mendjen dhe kësaj radhe mbështetja e qytetarëve për LVV dhe Kurtin është dyfishuar.

Sipas saj më 14 shkurt Lëvizja Vetëvendosje fiton ndërsa qeveria Kurti ll është e pashmangshme.

STATUSI NGA ALBULENA HAXHIU

Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri.

SHKARKO APP