A ka Kosova aftësi për t’u përballur me terrorizimin? (VIDEO)

 

Ata që kanë frekuentuar rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë mundur të hasin dhe të kontrollohen nga Policia e Kosovës.

Kontrollet u bënë në kryeqendrën kosovare një ditë pasi që rreth 130 persona u vranë në disa sulme terroristë në Francë.

Këto masa policore vazhduan deri ne orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova.

Derisa forcat e rendit po e kryenin punën e tyre, shefi i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, tha se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel për t’u përballur me kërcënime nga terroristët.

Këtë e gatishmëri e konfirmuan edhe në polici, derisa zëdhënësi Daut Hoxha vlerësoi se për momentin nuk ka ndonjë kërcënim për shtetasit kosovar.

Por një hulumtues i çështjeve të sigurisë në Qendrën Kosovare që merret me këto studime,  po e thotë të kundërtën. Klan Kosova

SHKARKO APP