A ka rënë qeveria në Kosovë? Ministrat nuk i shkojnë Haradinajt në mbledhje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka mundur të mbajë dot sot mbledhjen e parashikuar të  kabinetit qeveritar.

Kjo ka ndodhur sepse në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kanë munguar kuorumi i nevojshëm për ta mbajtur atë.

Kryeministrit Haradinaj mësohet të ketë shprehur mospajtimin e thellë me aktin e disa prej ministrave të qeverisë.

“Shpreh mospajtim me faktin që s’ka kuorum.  E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet.” – mësohet të jetë shprehur për mediat Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet nëse kryeministri  ka ndërmarrë ose jo shkarkimin e ministrave që bojkotuan mbledhjen. Megjithatë  ai është shprehur se do të bisedojë me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar ata.

“Do të bisedoj me partnerët e koalicionin për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë.” – tha Haradinaj.

SHKARKO APP