A ndërtohet shteti me televizion e me fotografi?
“Përdorimi i fotografisë së fëmijëve, e me fëmijë, në publik, është shumë kompleks, i ndieshëm dhe, vë në pah shumë pyejte e dilema etike: Sa është i shfrytëzuar fëmiu nga politika në Kosovën tonë të varfër? Kush janë ata që mbrojnë pavarësinë e fëmiut? Kush i del zot fëmijërisë së fëmiut në këtë vend?”…
Gëzim Mekuli –
Ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, po shrytëzon të miturit dhe fëmijët e varfër të Kosovës për përfitime personale e për karierë partiake.
Ky njeri po shkelë kodin etik dhe njerëzor duke manipuluar, në publik, me fëmijët e pafajshëm e fragjil. Fotografitë e shkrepura me fëmijë për fushatë partiake, në momentin kur në Kosovë po vdesin fëmijë nga kanceri për mungesë të trajtimit mjekësor, është kokë e këmbë, vepër e cmendur, e turpshme, jo etike, jo njerëzore dhe egoiste e këtijë njeriu dhe i shokëve të tijë.
Të nderuar lexues,
Përdorimi i fotografisë së fëmijëve, e me fëmijë, në publik, është shumë kompleks, i ndieshëm dhe, vë në pah shumë pyejte e dilema etike: Sa është i shfrytëzuar fëmiu nga politika në Kosovën tonë të varfër? Kush janë ata që mbrojnë pavarësinë e fëmiut? Kush i del zot fëmijërisë së fëmiut në këtë vend?
Objektivizimi i fëmiut nga kryepolitikanë të pushtetit është njëkohësisht edhe akt sycelës për popullin; Ne, këtu shofim, se sa jo njerëzorë e sa të pandershëm janë bartësit e këtyre politikave. Ne këtu bindemi, se sa të etur janë këta njerëz për të ndikuar e për të ndërtuar mendimin tonë për ta; Aa duan që përmes medias publike, ne vecanti përmes RTK-së, të na detyrojnë që ne të mendojmë e të bindemi se këta janë “kinsetëbutë”, “kinseprindërorë” e “kinsefamiljarë; Por, a ndërtohet shteti me fotografi, të nderuar lexues, ku përdit dheu i Kosovës po na i përbinë engjujt tanë, fëmijët tanë? Shëndetësi e mjekësi vetëm me me Televizion e Fotografi?!
Të dashur prindër,
Fëmijët nuk janë dekor politikë për këta njerëz, e as “desert i mirë” për festa partiake. Politikat e qeverisë së Kosovës po vetdëshmohen se janë jo humane, jo popullore dhe fëmijërishkatërruese.
Atëherë dhe atje, kur fëmiu përdoret, kryesisht, si “fotografi e si mjet” për të të lehtësuar arritjen e qëllimeve përfituese, është argument kokëfortë se, kjo hapsirë e kjo shoqëri duhet të mendoj për shëndetin e tijë mental.