A po i përgjon Policia e Kosovës edhe bisedat në Viber?
Viber, si një platformë e bisedave dhe SMS’ve falas në telefonë të mençur besohet se është një mundësi komunikimi e pa-përgjueshme nga policitë lokale. Por, kjo mund të ndryshojë shpjet.
Deri tash Viber është përgjuar vetëm për raste të hetimin ndërkombëtarë anti-terrorizëm, por Polica e Kosovës, siç merr vesh Express, ka bërë një kërkesë në Viber që ti lejohet përgjimi edhe për nevoja të hetimit në raste lokale në Kosovë.
Burime të Express bëjnë me dije se në parim një gjë e tillë është pranuar prej kompanisë që ka në pronësi Viber’in, por marrëveshja ende nuk është finalizuar për mungesë fondesh.
“Viber i ka kërkuar Policisë së Kosovës një pagesë prej 60 mijë eurosh tarifë mujore që ta lejoi të përgjoi bisedat dhe SMS’të për nevoja të hetimeve. Marrëveshja ende nuk është arritur”, ka thënë burimi i Express.
Në një rast të hetimit për korrupsion EULEX I kishte kërkuar Viberit bisedat e të dyshuarve, por siç merr vesh Express, kjo platformë kishte refuzuar dhënien e tyre me arsyetimin që : “rasti nuk është për terrorizëm”.