A shkoi Meta në Kosovë për të pajtuar Haradinajn me Thaçin e Mustafën?

 

Ilir Meta ne Kosove. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar këtë të dielë në Kosovë për një vizitë private, konkretisht në Gllogjan, në familjen e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Burime të Top Channel nga ky takim kanë konfirmuar se, kryeparlamentari i Shqipqërisë, Ilir Meta ka diskutuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.

Kryeparlamentari Meta, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka vizituar varrezat e dëshmorëve dhe ka vendosur lule pranë varreve të vëllezërve Haradinaj, të rënë në luftën çlirimtare të Kosovës. Ramush Haradinaj eshte nje personalitet i madh ne Kosove.

SHKARKO APP