A u kërcënua nga Haradinaj për të kërkuar falje, Jabllanoviç?

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç, ka shkaktuar debate dhe polemika të shumta në Kosovë.

Kjo, duke qenë se ai i cilësoi “egërsira” qindra protestues disa ditë më parë, të cilët kërkonin kthimin e eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë nga serbët.

Sot Jabllanoviç është detyruar të kërkojë falje, pas presioneve të shumta.

Para se të kërkonte falje, ai është fotografuar në krah të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, në një gjendje të sikletshme.

Këta të fundit i kanë kërkuar llogari atij për deklaratat dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Haradinaj.

Është e nevojshme me kërku falje për një deklaratë që i ka ofendu nënat e viktimave.

Ka qenë një mendim i imi i vazhdueshëm që të tërhiqet ajo deklaratë.

A i thashë atij të kërkojë falje?

Kuptohet që po. Është mendim i imi që e kam shpreh publikisht”, tha Haradinaj.

SHKARKO APP