AAK e Nisma: Nëse s’plotësohen kërkesat dalim nga koalicioni PAN
Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.
Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i. Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.
Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”