AAK: Thaçi President, lajmi më i keq për Kosovën

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës e ka shtyrë AAK-në ta quaj si lajmin më të keq që ka mundur t’i vijë Kosovës në një ditë si kjo.

AAK përmes një komunikate për media Hashim Thaçi, ka bërë gabime të rënda në raport me interesat shtetërore të Kosovës.

“Është identifikuar si njëri prej shkaktarëve të gjendjes së rëndë dhe krizës së thellë politike, ka nënshkruar një marrëveshje për kufirin që është agresion mbi territorin e Kosovës, ka sponsorizuar dhe negociuar një marrëveshje për Asociacionin që është agresion mbi rendin kushtetues të vendit, dhe si tillë ai jo vetëm se nuk mund ta përfaqësojë unitetin e popullit, por duhet të vihet para përgjegjësisë politike e penale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK, si parti politike, si pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe e frontit qytetar civil, thotë se do të vazhdojë që, krahas kundërshtimit të Qeverisë aktuale antikushtetuese, ta kundërshtojë me vendosmëri edhe të ashtuquajturin president të votuar sot.

“Ne i bëjmë thirrje gjithë popullit të Kosovës, votuesve të përgjegjshëm të të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe gjithë njerëzve vullnet mirë, të mos dekurajohen, por të jenë pjesë e një fronti gjithpopullor kundër këtij pushteti kundërkushtetues, e të pa moral. Vullneti qytetar nuk do të mund të përmbyset nga asnjë klikë politike e pushtetit. Së bashku deri në fitore!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

SHKARKO APP