Abazi: Vetëvendosje krijon qeverinë e vetme

Në një intervistë për RTV Ora, ish zv/kryeministri i Kosovës në qeverinë “Kurti 1”, Haki Abazi, ka komentuar procesin e djeshëm zgjedhor në Kosovë ku Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore historike.

Sipas Abazit, Vetëvendosje ka marrë mbi 51% të votave dhe mund të qeverisë e vetme vendin.

“Besoj se jemi mbi 51% të votave dhe rrjedhimisht do të kemi shumë më shumë deputetë. Por sido që të jetë, kushti për të krijuar qeverinë si e vetme, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, është tashmë gjë reale. Ky është rezultat pas një procesi dhe fushate elegante dhe me shumë kulturë dhe një dite votimi kundrejt temperaturave të ulta që mbretëruar dje”, tha Abazi.

SHKARKO APP