Abazoviç: Largohem nga Qeveria nëse diskutohet tërheqja e njohjes së Kosovës
Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë një eeklaratë kërcënuese se nuk rri në një Qeveri, në të cilën kërkohet tërheqja e njohjes së Kosovës.
Sipas tij nëse iniciohet kjo gjë, ai largohet nga Qeveria, meqë pohon se për të qenë partnere qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet.
“Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë. Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi”, – tha ai për Klan Kosova.
Ai foli për bashkëpunim me BE dhe NATO-n. “Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë. Ne duhet të bëjmë bashkëpunim – neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”, – përfundoi ai.