Abuzimi me 17-vjeçarin shqiptar, e veshin si femër dhe e përdorin për 30 euro
Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në një banesë në lagjen “Ulpiana”. Siç pohon 17-vjeçari, gjatë atyre ditëve dy të dyshuarit i kanë gjetur klientë meshkuj për shërbime seksuale, që kushtonin nga 15 deri në 30 euro. Fillimisht e kanë grimosur dhe veshur me rroba të grave.
Historia e abuzimit seksual ka ndodhur gjatë datave 15-21 prill 2021, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar një mësuese e 17-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte vendosur të ikte nga banesa ku qëndronte i mbyllur dhe me të mbërritur në Qendrën ku qëndron, mësuesja e kishte vërejtur situatën dhe ky ia kishte rrëfyer komplet ngjarjen asaj.
Gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari deklaron se nuk vijon mësimet për arsye të shumë mungesave në shkollë dhe thotë se kohëve të fundit ka ndejtur me shoqëri vazhdimisht te Katedralja në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ai thotë se fshinte xhama të veturave e kohë pas kohe merrte edhe marihuanë me shoqëri. Po në atë vend, ai deklaron se është njoftuar me dy meshkuj E.P., dhe G.J.,” të dy kanë nofka me shkronjën e parë G, njëri nofkë të gjinisë mashkullore e tjetri të asaj femërore”. Sipas tij, të dyshuarit fillimisht i kanë kërkuar cigare dhe ky ia ka dhënë dhe më pas e kanë ftuar në banesën e tyre dhe ky ka pranuar të shkojë.
Me të hyrë në banesë, ai thotë se ka parë shumë paruke dhe veshje të femrave, dhe po atë ditë ia kanë hequr vetullat dhe e kanë grimosur. Më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjatë kësaj kohe, ai thotë se i kanë gjetur klienta dhe me të njëjtit ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën në “Ulpianë” dhe në zonën e parkut Gërmia në Prishtinë. I pyetur se kush i merrte paratë, 17-vjeçari ka thënë se i ndanin së bashku dhe vetëm gjatë atyre ditëve kishte arritur t’i fitonte rreth 500 euro në total. /Gazeta Express/