Adelina i hyn politikës: LDK duhet të reformohet urgjentisht

Këngëtarja e njohur nga Kosova Adelina Ismaili njihet për dashamirësinë e saj ndaj ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe gjithashtu mbështet partinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, sa duket Adelina kërkon nga LDK që të reformohet direkt ose ndryshe do të ngelet në mur si kornizë.

Statusi i plotë i Adelina Ismajlit:

“Po m’duket jam e vetmja që mendoj se LDK ka marr më shumë vota sesa meriton. Bëj pjesë në ata njerëz që jemi peng i dashnisë për Rugovën, viktimë e shpresës që LDK një ditë do të kthehet në rrënjë. Dhe viktimë e gënjeshtrave. Besa edhe viktimë e partive tjera që kanë një xhelozi patologjike, gati personale me njerëz që guxojnë ta ruajnë idealin rugovian.

Jam shumë e lumtur që elektorati ndëshkoi “orakujt” e LDK-së. Kjo parti duhet të ndryshojë thelbësisht, ose e fusim në kornizë dhe e ruajmë në mur si kujtim. Ndryshimi le të fillojë me lista, të cilat dukej sikur janë kthyer mbrapsht. Ndryshimi duhet të bëhet me hapjen e sinqertë ndaj ideve të reja, e jo për sy e faqe.

Ndryshim duhet të këtë edhe për rolin e gruas në LDK, të mos vazhdojë të trajtohet si pulë e pjekur e darkave të gjata. LDK duhet të kuptojë që Ibrahim Rugova dhuronte zgjidhje për popullin, e jo për një ose dy poste. Reforma. Urgjent…” Adelina.I.

SHKARKO APP