Adem Demaçi, kandidat për Nobelin e Paqes 2016
Veprimtari i çështjes kombëtare kosovare, Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e parë për çmimin Nobel “Për Paqe” 2016.
Këshilli iniciues për çmimin Nobel 2016, për këtë çështje është njoftuar sot, nga Sekretari i Komitetit Norvegjez për NOBEL, Olav Nojstad.
Këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkurruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës.
Sa i përket kandidatit të dytë çmimi Nobel për letërsi, Rexhep Qosja, nga Komiteti i Çmimit Nobel nga Suedia, pritet që brenda muajit maj ose qershor të ipet një konfirmim zyrtar, duke pasur parasysh se për Çmimin Nobel për Paqe, është pritur konfirmimi i rezultateve në fund të marsit, por ka arritur vetëm dje, ndërsa për çmimin Nobel për letërsi është dashur të vinte në fillim të këtij muaj, mirëpo ekziston mundësia të vonohet për shkaqe të ndryshme procedurale.
Çmimi Nobel është çmimi më fisnik në botë, çmimi më prestigjioz, sepse ky çmim i ndahet trurit dhe mendjes së intelektualëve botëror dhe mbetët ëndërr e çdo krijuesi, zbuluesi, fizikani, humanisti…
Është nder se pari për tërë popullin shqiptar që është arritur të kalohet rrethi i parë.