Aderimi i Kosovës në INTERPOL dhe në UNESCO, nuk është çështje e Serbisë

 
 
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
 
Aderimi i Kosovës në INTERPOL dhe në UNESCO, nuk është çështje e Serbisë
 
Siç bëjnë të ditur masmediat, mësohet se Kosova ka ushtruar kërkesën zyrtare që të adreojë në INTERPOL. Këtë lajm e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili deklaroi se  “tanimë ka përfunduar procesi i aplikimit, që Kosova të fitojë statusin e saj si anëtar me të drejta të plota në  INTERPOL. Aplikimi do të paraqitet për shqyrtim në Sesonin e 84-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkauara, që do të bëhet  në nëntor të këtij viti.” .”( //http://www.independent.mk/articles/21027/Kosovo+Applies+for+Interpol+Membership).
 
Këtë deklaratë zyrtare të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni, zyrtatirsht e konfirmoi edhe  personeli përkatës i INTERPOLIT me seli në Lion të Francës
 
Menjëherë, sapo Serbia mësoi për aplikimin e  Kosovës, që të aderojë në INTERPOL, prononcohet ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, duke reaguar negativisht kundër kësaj kërkese të ligjshme të qeverisë së Kosovës se gjoja “ Hyrja e Kosovës në INTERPOL nuk është e pranueshme për Serbinë . Prandaj, Serbia do të përpiqet që të marrë të gjitha masat e domosdoshme kundër kësaj nisme.” ((http://inserbia.info/today/2015/08/stefanovic-kosovos-admission-to-interpol-unacceptable/).
 
Ky reagim  negativ i ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebosa Stefanoviq, se Kosova “nuk mund të pranohet si anëtar i INTERPOL”-it është absurd, sepse nuk ka asnjë bazë ligjore të drejtës ndërkombëtare, por ka vetëm karakter politik dhe propagandistik të ndikojë në vendet e tjera e bashkësisë ndërkombëtare që të mos e njohin Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, për shkak të faktit se, as Serbia,as Rusia dhe as Kina … etj nuk e njohin Kosovën, edhe pse deri më tani, Kosova është njohur nga 109 Kombet e Bashkuara vendet.
 
Me gjithë këtë reagim negativ të ministrit të brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq, nuk ekziston asnjë argument valid ligjor, se gjoja  Kosova nuk duhet të pranohet si  anëtare  me të drejta të plota e  INTERPOL-it, për shkak se sipas “dioptrisë historike” të Stefanoviqit: "Kosovë-Metohia ishte një pjesë integrale e Serbisë dhe për këtë arsye nuk mund të përfaqësohet në INTERPOL si shtet i veçantë”.((http://inserbia.info/today/2015/08/stefanovic-kosovos-admission-to-interpol-unacceptable/).
 
Edhe ky prononcim politiko-propagandistik i Stefanoviqit, nuk është kurrfarë argumenti me peshë  juridike ndërkombëtare, as faktike, sepse Kosova që nga 17 shkurti 2008, nuk është kurrfarë pjese integrale e Serbisë, por është shtet i pavarur dhe sovran, që deri tani e kanë njohur 109 shtete të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
 
Në kontextin juridik ndërkombëtar, kjo do të thotë se Kosova si shtet i ri i pavarur dhe sovran, nuk është kurrfarë pjese territoriale e Serbisë kolonialiste (1912-1999). 
 
Prandaj, Serbia nuk ka kurrfarë të drejteje ligjore, që të përfaqësojë shtetin e Kosovës në asnjë institucion, në asnjë organizatë evropiane dhe ndërkombëtare, sepse  fajla është për dy shtete të ndryshme, jo, assesi për një shtet të përbashkët-Serbinë, e cila, ende, sipas Kushtetutës së saj në fujqi të vitit 2006, Kosovën e konsideron “ pjesë itegrale të Seerbisë”.!?
 
Fatkeqësisht, Kosova dikur  ka qenë vetëm   një provincë e Serbisë kolonialiste (1912-1999), por tani është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk ka asgje të përbashkët me Serbinë, veçse si shtet i huaj fqinjë. Këtë duhet ta ketë të qartë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Kosova është e shqiptarëve dhe e  Shqipërisë, jo më kurrë e Serbisë.
 
Prandaj, Kosova si shtet sovran ka të drejtën ligjore, që të aderojë në të gjitha institucionet dhe organiztat ndërkombëtare, pa marrjen e “lejes” dhe pa plqimin e Serbisë.
 
Në kontekstin ligjor ndërkombëtar, kjo do të thotë se Kosova si shtet i ri i pavarur dhe sovran, nuk është më një pjesë territoriale, administravie as shtetërore  e  Serbisë ish-kolonialiste  (1912-1999).
 
Prandaj, Serbia nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në asnjë nga  institucionet dhe organizatat ndërkombëtare ose evropiane, sepse tani ekzisotjnë dy shtete të ndryshme në Ballkan: Serbia dhe Kosova, jo vetëm një shtet unitar siç ishte dikur Serbia kolonialiste me Kosovën e ankesuar (1912-1999),  e cila ende, sipas Kushtetutës së saj  në fuqi të vitit 2006, Kosovën e konsideron  si  "pjesë përbërëse e Serbisë".!?
 
Kosova ka të drejtë ligjore të jetë anëtare e INTERPOL-it
 
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Kosova ka të drejtë të aplikojë dhe të pranohet si anëtare në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për shkak se shpallja dhe njohja e  pavarësisë dhe e sovranitetit të saj, janë në përputhje të plotë me të gjitha parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare. Këtë, kështu e ka vlerësuar, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik  2010.
 
Në këtë rast, Serbia,  si palë e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të veprojë  në përputhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (Neni 94, paragrafi 1).
 
Në këtë kontekst juridik ndërkombëtar vlen të theksohet fakti se deri më tani Kosova është njohur nga 109 vende të Kombeve të Bashkuara.
 
Duke pasur parasysh këtë gjendje de facto dhe de jure të statusit të Republikës së Pavarur të Kosovës, Beogradi zyrtar nuk ka asnjë të drejtë ligjore, politike apo diplomatike për t'u ankuar kundër Aplikimit të Kosovës për t'u bërë anëtare e INTEREPOL sikurse  190 vende të tjera të botës.
 
Kështu, autoritetet qeveritare serbe nuk kanë të drejtë të ankohen ose të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e as në UNESCO-s, për shkak se Kosova nuk është më pjesë përbërëse e ish-Serbisë  kolonialiste (1912-1999), por është shtet i pavarur dhe sovran, që historikisht i  përket  vetëm Shqipërisë etnike në Ballkan, askujt tjetër.
 
 
Që nga 17 shkurt 2008, kur Kosova fitoi pavarësinë, Serbia si një vend fqinjë nuk ka të drejtë morale as ligjore, që të ndërhyjë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, sepse  Kosova, në asnjë kuptim nuk është  “ pjesë integrale e Serbisë”, ashtu siç figuron në Kushtetutën false të Serbisë, të miratuar më 2006. Ajo është një gënjeshtër e madhe  që ka për qëllim ta çorientojë popullin serb dhe opinionin ndërkombëtar nga vërteta historike se “Kosova është serbe”!?
 
Nuk ka dyshim se, edhe kjo formë e ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës është gjithashtu e dënueshme sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Neni 2.4: "Të gjithë Anëtarët duhet të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, ose në ndonjë mënyrë tjetër, që është  në shpërputhje me objektivat dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara.” “
 
Megjithatë, për këtë ndërhyrje ilegale në punët e brendshme të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, Beogradi zyrtar me vetëdije të plotë ka shkelur të gjitha normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, por asnjë nga drejtuesit e Kombeve të Bashkuara deri tani (17 shkurt 2008- gusht 2015) nuk e kanë paralajmëruar Serbinë për shkeljen e rregullave dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare në rastin e përzierjes në çështje të brendshme të  Republikës së Kosovës, si dhe të rrezikimit të paqes dhe të sigurisë në Ballkan.
 
Se në vazhdimësi, Serbia është duke ndërhyrë dhe kërcënuar lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, këtë e provon Kushtetuta e vitit 2006, sipas së cilës “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”!?
 
Një precedent i këtillë   antiligjor, në  kundërshtim me të gjitha  dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me të gjitha normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, nuk figuron  askund, në asnjë shtet të baskësisë ndërkombëtare.
 
Pra, me të drejtë shtrohet kjo pyetje e pashmangshme:  Pse Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tolerojnë Serbinë (si anëtare e OKB-së), që në mënyrë flagrante t’i shkelë objektivat dhe parimet e  Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe normat e rendit juridik pozitiv ndërkombëtar dhe të  së drejtës ndërkombëtare?
 Pse , deri kur?!

SHKARKO APP