Ahmeti nuk humbet kohë: Fëmijët nga Shqipëria mund të ndjekin mësimin në Kosovë

Kryetari i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti ka deklaruar që fëmijët nga Shqipëria që janë të strehuar në Prishtinë, të kenë mundësinë e vijimit të shkollimit në kryeqytet.

Për këtë plan, Komuna e Prishtinës shumë shpejt do të dalë me një plan konkret.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë“, thuhej në deklaratën për media të bashkisë Prishtinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e sistemimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit” shkruan ndër të tjera Ahmeti në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?