”Ajri pastër” i Prishtinës (FOTOLAJM)

Pasi u raportua se ajri i Prishtinës është aq i dëmshëm sa duhet të dilet me maskë, një qytetar nuk ka menduar vetëm për veten. Ai mori motiv të hipë te statuja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ndodhet afër Qeverisë së Kosovës dhe i vuri një maskë.

E fotografia e Skënderbeut me maskë teksa ”mbrohet” nga ajri helmues i Prishtinës, është shpërndarë mijëra herë nga qytetarët, të cilët po publikojnë vazhdimisht fotografi që tregojnë ndotjen e ajrit.

Përveç këtyre protestave simbolike, për ajrin është paralajmëruar një protestë nga shoqëria civile e cila do të mbahet të mërkurën në mesditë. /Gazeta metro.net/

SHKARKO APP