“AKR nuk e voton Haradinajn për kryeministër as Veselin për kryetar Kuvendi”
Ai theksoi më tej se këtë veprim nuk do ta bëjë as Labinot Tahiri, deputeti i zgjedhur i AKR-së, duke iu referuar kështu deklaratave të më hershme të Tahirit.
“Nuk besoj se ka ndonjë indikacion se Tahiri ose dikush tjetër do të del kundër zotimit që ka bërë koalicioni. Ka pas shumë emra që janë laku, si spekulime se kush do të mund të jetë potencialisht ai që do ta votoj Qeverinë, por indikacionet janë se secili deputetë nga radhët e koalicionit do t’i qëndroj besnik marrëveshjes”. Sejdiu ka treguar edhe për një takim të mundshëm ndërmjet Veslit, Haradinajt dhe Pacollit.
“Ka qenë takim i dy të parëve në hotelin e Pacollit, por jo edhe me Pacollin, ai nuk ka qenë madje as afër vendit”. Nënkryetari i AKR-së, shpreh dyshimet e tij se Haradinaj mund ta formojë Qeverinë. “Unë nuk e di si do të mund ta formojë Qeverinë, nuk ka deputetë të interesuar që t’i bashkëngjiten, por edhe nëse bëhet Qeveria nuk do të jetë legjitime”, tha Sejdiu.