Aksident i rëndë mes 4 automjeteve në Kosovë, 18 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku raportohet se 18 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, i cili ka deklaruar se në aksident janë përfshirë 4 automjete. Të lënduarit, sipas Policisë, janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë policia për mediat ne Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?