Aksident i rëndë në aksin Shtime- Prishtinë, një i vdekur e tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shtime-Prishtinë, në fshatin Grackë në të cilin për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Viktima që ka humbur jetën është një djalë i ri. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Bashkë me të është dërguar edhe babi i tij, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për kp e ka konfirmuar aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz.

“Mund të ju konfirmoj se: Në rrugën Lipjan – Shtime, konkretisht në Grackë e Re është shkaktuar një aksident i rëndë komunikacioni rrugor me pasoja Fatale. Të përfshira në këtë aksident janë tri (3) automjete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyre ju lutem adresoheni në QKUK”, tha ai.

SHKARKO APP