Aksident i rëndë në Prishtinë, humbin jetën tre burra dhe një grua (Foto)

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në një aksident pas mesnate në kryeqytetin kosovar.

Një automjet me targa gjermane ra nga ura në hyrje të Prishtinës ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra. Emrat e viktimave nuk janë bërë ende të ditur.

Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka arritur të shpëtojë por gjendja e saj në spital ende nuk është e stabilizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit. Për nxjerrjen e viktimave nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?