Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i lënduar si pasojë e një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Sipas policisë një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti”, ka konfirmuar Kelani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dalur njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?