Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën i riu shqiptar dhe e bija 6 muajshe
Kosova E Hënë, 30 Nëntor 2020 16:29
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas shqiptar dhe vajza e tij 6 muajshe.
Mësohet se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën Elvis (Agim) Muçaj së bashku me të bijën Luana. Muçaj ishte nga Lluka e Epërme e qytetit të Deçanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka ngushëlluar familjen për humbjen.