Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, eksperti: Ja pse disa pasagjerë humbën jetën

Aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, që ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.

SHKARKO APP