Aksion i madh policor në Mitrovicë, arrestohen 18 persona për drogë dhe armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës janë realizuar kontrolle në 19 vende të dyshuara për veprimtari të kundërligjshme.

Policia njofton se gjatë aksionit janë arrestuar 18 persona, ku kanë konfiskuar disa armë e substanca të ndryshme narkotike, transmeton Telegrafi.

“Veprimet policore po realizohen mbi bazën e pranimit te informatave per veprimtari te ndryshme te dyshuara, ku me urdhër kontroll te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë, me nr. UGJK.nr.91/2021, Sektori i Hetimeve Rajonale ne bashkëpunim me njësinë e DHTN, Mitrovicë dhe NJRSH, me datat 24-25 nëntor ka kryer kontrolle në gjithsej 19 lokacione, ku prej tyre 6 kontrolle janë kryer në Mitrovicë, 8 në Vushtrri, dhe 5 në Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrolleve në lokacionet e ndryshme në Mitrovicë, pesë (5) persona janë kontrolluar ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale nga policia: një pushke automatike, një pushke gjysmë automatike, dy fishek të cal. 12GA, 3 karikator, pajisje për pastrim te armeve si dhe sasi te ndryshme të substancave narkotike.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë (8) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale sasi të ndryshme të substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave narkotike, dhe një karikator i zbrazet.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Skenderaj, pesë (5) persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: një pushke ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin “Police” dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike.

Tutje, në njoftim thuhet se personat e dyshuar, tek te cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në njoftim thuhet se, Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme, dhe fton qytetaret për bashkëpunim.

SHKARKO APP