Aksioni i Policisë së Kosovës, KFOR: Ne vetëm do monitorojmë

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso ka reaguar lidhur me aksionin policor në Kosovë. Ai ka deklaruar se në këtë operacion KFOR vetëm do ta monitorojë situatën dhe se qëllimi i tij nuk është “kundër serbëve” por për personat e përfshirë në korrupsion.

“Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Ne jemi duke e përcjellë situatën tani për tani dhe jemi në kontakt me autoritetet e Prishtinës. Ky është një aksion normal i Policisë së Kosovës dhe KFOR vetëm do ta monitorojë situatën”, u shpreh Graso.

SHKARKO APP