Aktakuza ndaj Kadri Veselit/ Në Kosovë po aludohet, nëse konfirmohet, kryetare e PDK mund të emërohet Vlora Çitaku

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku mund të behet kryetare e PDK-së në Kosovë në rast se konfirmohet aktakuza e Hagës për Kadri Veselin.

Në rast se Gjykata Speciale pranon akuzën e Prokurorisë për Kadri Veselin, ish- kreun e SHISH në UÇK i cili akuzohet për rreth 100 vrasje në kohën e luftës ndaj Serbisë, atëhere do të duhej të jepte dorëheqjen.

Mediat kosovare raportojnë se janë 3-4 emra që po diskutohen tashmë në PDK, dhe një prej tyre është Vlora Çitaku e cila ka marrë në fakt një shkarkim na ish- qeveria e Vetëvendosjes.

Për 17 vite PDK do të drejtohej nga Presidenti akutal Hashim Thaçi, i cili më 2016 u largua për t’ia lënë vendin Veselit kurse tashmë me emërimin e Çitakut, do të shënohej dhe gruaja e parë që do të drejtonte një parti  në Kosovë.

SHKARKO APP