Aktori Kivanç Tatlitug: Jam me origjinë nga Prishtina
Ylli i telenovelave turke, aktori Kivanç Tatlitug asgjë nuk e ka mohuar se babi i tij është nga Shqipëria. Edhe një herë ai ka ripërsëritur faktin se është shqiptar nga Prishtina.
Gjatë një interviste për CNN turk, aktori Kivanç Tatlitug, i njohur nga të gjithë si ‘Brad Pitt’ i Turqisë theksoi se origjina e tij ishte nga Kosova, duke dhënë dhe detaje. Intervista është realizuar disa vite më parë.
Edhe më herët aktori, i cili nga shqiptarët njihet në shumë role filmash që ka luajtur, ndër më të njohurit, ‘Dashuri e ndaluar’ apo edhe ‘Gymysh’ ka pranuar se nuk është nga Turqia. Në minutën 03:11 në videon e mëposhtme do të dëgjoni momentin kur Tatlitung flet për origjinën e tij.