Aktori serb dhe gazetarja ruse fyejnë shqiptarët. I krahasojnë me ISIS

Producenti i filmave, serbo-kanadezi Boris Malagurski dhe gazetarja ruse, Nina Byzantina sulmojnë Presidentin e Organizatës Patriotike Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, Marko Kepi. Aktori dhe gazetarja kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto të protestës së organizuar nga ‘Albanian Roots’ dhe komuniteti shqiptar në SHBA, në mbështetje të Ramush Haradinajt.

Në komentet që kanë bërë në rrjetet sociale Boris Malagurski dhe Nina Byzantina, i quajnë protestuesit, mes të cilëve ndodhet edhe Marko Kepi, si terroristë të ISIS.

“ISIS në Nju Jork” është komenti i aktorit serb në një foto ku shfaqet Marko Kepi dhe një protestues i mbështjellë me flamurin kombëtar, që ka dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimttare të Kosovës.

SHKARKO APP