Aktori serb: Nuk do të zemërohesha nëse Serbia e njeh Kosovën

Aktori i njohur serb, Predrag Miki Manojloviç, ka deklaruar se nuk do të zemërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën shtet i pavarur.

“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Serbia e njeh kosovën. 

Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojloviç për Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojloviç ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse, sipas tij, opozita në Serbi nuk ka program.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?