Akuzat për krime lufte/ Prokurorja në Hagë: Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi kanë dalë në Gjykatën Speciale në Hagës në seancën e dytë që ka nisur prej orës 11:00.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi të nis në verën e vitit 2021, por kjo është kundërshtuar nga avokatët të të pandehurve. Sipas tyre, gjykimi nuk duhet të nis para qershorit të vitit 2022. Prokuroria ka bërë me dije se kanë 1500 prova për akuzat e ngritura dhe 153 dëshmitarë ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK-së.

“Ka prova 1500 prova materiale në gjyq dhe ky është një vlerësim të hetimit. Kemi marrë zotimin që këtë material ta nxjerrim deri në 31 maj 2021, nuk mund të identifikohet se cili material mund të nxirret dhe në cilën kohë. Ne nuk po sugjeronin se nuk është e nevojshme hetimi, por parashtrimi ynë që ka mundësi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne i kemi marrë me shënime të gjitha pikave të ngritura nga avokati i Veselit. Materiali i aktakuzës përfshin 1842 çështje, 153 dëshmitarë. Ne parashikojmë që të kemi përkthime brenda afatit 30 ditor. Prokuroria kërkon masa mbrojtëse për disa dëshmitarë dhe kjo duhet të dërgohet gjatë kësaj jave”, tha prokurorja.

SHKARKO APP