Akuzuesi dhe i akuzuari takohen në burg

Ka ndodhur kështu në Burgun e Dubravës në Kosovë. EULEX është alarmuar nga lajmi se Nazim Bllaca dhe Sami Lushtaku janë takuar në këtë burg, kur ata nuk duhet të kenë kurrsesi kontakt me njëri- tjetrin.

Lajmin e bën të ditur Koha Ditore. Në kohën kur ka ndodhur takimi, Lushtaku duhej të ishte në qelinë e tij, kurse Bllaca në spitalin e burgut për konroll mjekësor.

Por pse është kaq i rëndë ky takim? Nazim Bllaca është dëshmitar kundër Azem Sylës, ish- epror i Lushtakut dhe kolegë në parti. Ky takim, sipas EULEX, është shumë i rëndë, pasi e ekspozon dëshmitarin ndaj rrezikut dhe presionit. Burime të EULEX thonë se situata në Burgun e Dubravës është e pakontrollueshme nga autoritetet.

SHKARKO APP